Lautaro Martinez te Barcelona? Zaneti qetëson tifozët e Interit

Lajmi se Barcelona është hedhur në sulm për Lautaro Martinez ka shqetësuar Interin dhe tifozët zikaltër. Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë largimi prej 112 milionë eurosh dhe klubi katalanas është gati ta paguajë.

Zëvendës presidenti dhe ish-kapiteni legjendar i Interit ka folur në lidhje me këtë çështje, duke zbuluar të vërtetën në prononcimin e dhënë për “Corriere dello Sport”.

Interi nuk ka marrë asnjë ofertë për Lautaro Martinez. Shpresoj që ai të vazhdojë me këto paraqitje. Lautaro është i rëndësishëm për ne dhe e shoh mirë me bluzën zikaltër mbi supe. Jam i kënaqur me të, në sezonin e parë shënoi 9 gola. Nuk është e thjeshtë dhe ka treguar personalitet, pavarësisht moshës 21-vjeçare. Mesi e ka kërkuar te Barça? Kam një raport shumë të mirë me Leon, më lejoni ta shijoj edhe pak”, përfundon Havier Zaneti duke buzëqeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *