Lautaro Martinez: Dortmundi vonë, jam i Interit

0

Lautaro Martinez pas pak muajsh do të veshë fanellën e Interit, një tratativë që ka zgjatur për shumë javë dhe është mbyllur me sukses tashmë, duke lexuar deklaratat e presidentit të Rasing Klub dhe vetë sulmuesit të talentuar. Marrëveshja ekonomike është gjetur, edhe lojtari ka gjetur akordin me Interin, ndaj tentativa e Borusia Dortmundit për të ndërhyrë në momentin e fundit, me një superofertë, ka dështuar. Vetë sulmuesi i kombëtares argjentinase, i cili po mahnit këtë vit, ka konfirmuar në një intervistë për TyCSport: “Di që kohët e fundit Dortmundi ka tentuar të më blejë, por tashmë është e qartë që do të shkoj te Interi; mund të them që thuajse gjithçka është e kryer, mbeten vetëm detaje të vogla dhe kur të kthehem në Argjentinë pas ndeshjeve me kombëtaren do të mbyllim gjithçka”.

Edhe presidenti i Rasingut, Viktor Blanko, konfirmon: “Lautaro Martínez do të luajë tek Interi, për fat të keq Dortmundi u paraqit shumë vonë dhe me 99% transferimi tek Interi është i kryer, Lautaro deri në qershor është me ne”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here