Latifi: Për kombëtaren luaj në çdo rol, kalimi në Hungari i menduar mirë

Liridon Latifi ka dalë sot para medieve në konferencë për shtyp, për shkak se Armando Sadiku po kalon një gjendje gripale, që e la pa stërvitje paradite.

Mesfushori i sapotransferuar nga Skënderbeu në Hungari është një ndër lojtarët më në formë të kombëtares dhe natyrisht shpreson të luajë, por talenti nga Kosova nuk e ka problem edhe nëse nuk luan titullar dhe është gjithnjë gati, pak rëndësi ka roli që i kërkohet.

Çdo sekondë te karrierës sime kam menduar që një ditë të jem pjesë e kombëtares. Jam i gatshëm në çdo moment për kombëtaren. Shpresoj që aftësitë e mia t’i shpreh edhe në kombëtare. Çdo trajner ka filozofinë e vet, edhe Panuçi ka futur gjëra të reja. Është një trajner i ri që ka të ardhme të shkëlqyer. Nëse mungojnë tre lojtarë kemi shanse më shumë për të luajtur, sepse zakonisht të parët që zëvendësohen janë sulmuesit. Kemi shumë lojtarë ofensivë, secili prej nesh duhet të zëvendësojë Cikalleshin ose Balajt me mundësitë që do t’i jepen Janë dy ndeshje të rëndësishme, por fillimisht duhet të fokusohemi te Lihtenshtejni.

Latifi flet edhe për kalimin në Hungari: “Akademia Pushkash ka bërë shumë blerje dhe ka një projekt shumë ambicioz. Sigurisht që ka qenë edhe oferta financiare që ka pasur ndikimin kryesor në vendimin tim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *