Latifi falënderon Salihin për golat

0

Mesfushori ofensiv i Skënderbeut, Liridon Latifi, tashmë mund të quhet sulmues, sepse luan shumë i avancuar dhe shënon me rregullsinë e një sulmuesi të vërtetë. Duke folur në mikrofonin e Supersportit, talenti i kombëtares sonë falënderon Salihin: “Për mua çdo gol ka shumë rëndësi, nuk ka dallim. Për sa kohë golat vlejnë pikë, janë të gjithë shumë të rëndësishëm. Si çdo sulmues, edhe unë ëndërroj të shënoj sa më shumë. Kam mësuar shumë nga Salihi, të cilin e falënderoj”.

Latifi i kthehet episodit kur doli i nervozuar nga fusha fundjavën e shkuar: “Mërzia gjatë ndërrimit në ndeshjen e fundit? Nuk isha i mërzitur, thjesht pësova një dëmtim të lehtë dhe u largova për në dhomat e zhveshjes”.

E ardhmja? “Në radhë të parë duhet të jemi seriozë dhe të fitojmë titullin kampion, pasta të shohim në verë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here