Latifi dhe Grezda luajtën për të shmangur “arratisjen”

0

Rasti “Rashica” ende djeg te kombëtarja e Shqipërisë, edhe pse duhet theksuar se tashmë është harruar disi… Por, gjithsesi, duke marrë parasysh se edhe Kosova, pasi ka nisur një kurs të ri teksa u pranua në FIFA dhe UEFA, do të provonte që të “joshte” shumë kuqezinj, Xhani de Biazi ka nisur të mendojë për investimin në futbollin shqiptar.

Kështu, Eros Grezda dhe Liridon Latifi kanë qenë dy futbollistët të cilët kanë debutuar me fanellën e Shqipërisë në Palermo, ndaj Italisë, duke mos pasur tashmë mundësinë që, në një të ardhme, të shkojnë të luajnë për kombëtaren e “Dardanisë”.

Pikërisht zgjedhja e tyre në pjesën e dytë ndaj katër herë kampionëve të botës, në një ndeshje të rëndësishme, ka bërë që ato tashmë të evitohet eksodi i mundshëm dhe dy talentet të projektohen në të ardhmen kuqezi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image