Latif në Bjellorusi, tani mësohet edhe ekipi i ri

0

Latif Amadu u afrua verën e shkuar te Teuta dhe arriti të realizojë brenda një sezoni nëntë gola. Ganezi në fakt ka shpërdoruar shumë, ndërkohë që këtë sezon një dorë në garën për shënuesin më të mirë ia kanë dhënë penalltitë.

Katër herë ai ka realizuar nga pika e bardhë dhe në gjysmë sezoni numëron 9 gola, aq sa realizoi vjet në total. Kjo shifër ka bërë që për të të vijë oferta e duhur nga Bjellorusia dhe te Teuta nuk janë menduar shumë dhe kanë vendosur ta shesin.

Latif do të rikthehet në Bjellorusi, aty ku më parë është aktivizuar me Dinamo Brest. Shënonte një gol në tetë ndeshje (2 titullar) me bjellorusët, ndërkohë që tani pritshmëritë janë më të mëdha. Këtë herë nga Shaktar Soligorks, skuadra e re e Latif sipas Supersport. Në Bjellorusi ai do të gjejë Elis Bakajn, me të cilin do të jetë shok skuadre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.