Largohu! Tifozët buçasin në stadiumin e Katarit, duan të heqin legjendën e Barcelonën

Një moment shumë të vështirë është duke kaluar Xavi si trajner në Katar. Ekipi i tij, Al Sadd humbi edhe ndaj Katar SC me rezultatin 0-3. Kjo nuk ishte hera e parë që provohet shija e hidhur e një dështimi, pasi është pësuar humbja e 5 në 7 ndeshjet e fundit.

I gjithë stadium ka nisur të dalë kundër legjendës së Barcelonës duke thirrur në kor emrin e tij: “Largohu nga këtu”. Një shije  aspak e mirë për 39-vjeçarin që ka nisur eksperiencën e re të trajnerit kërkon që ta kalojë pas krahëve sa më shpejt këtë situatë, megjithëse nervozizmi duket shumë i madh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *