Largohet një gjigant, Barcelona liron Masçeranon

0

Barcelona  ka njoftuar zyrtarisht se Havier Masçerano do të largohet nga skuadra. Klubi katalanas bëri publike ceremoninë e përshëndetjes përfundimtare me argjentinasin, i cili ka vite që luan në “Camp Nou”. Mbrojtësi do të kalojë tek ekipi Hebei Fortun në Kinë, diçka e paralajmëruar në medie prej muajsh.

Për 33-vjeçarin normalisht që do të organizohet një ceremoni zyrtare lamtumire dhe kjo do të ndodhë pikërisht sot. Gjatë saj do të flasin presidenti i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu, ashtu si edhe Leo Mesi. Të enjten, në takimin Kupës së Mbretit Barcelona-Espanjol, Masçerano do t’i japë lamtumirën tifozëve në një ceremoni në “Camp Nou”.

Argjentinasi ka luajtur 334 ndeshje në karrierë me Barcelonën, duke fituar gjithçka, por kohët e fundit ka luajtur pak dhe ka kohë që i lutet klubit të lërë të lirë të largohet, sepse dëshiron të luajë rregullisht para Kupës së Botës, pa harruar milionat kineze.

TROFETË TE BARCELONA

4 Liga

4 Copa del Rey

3 Supekupë Spanje

2 Champions League

2 Superkupa UEFA 

2 Botërorë klubesh

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image