Largohet “Magjistari”, Guardiola ngre në qiell spanjollin

David Silva pas një viti do të mbyllë një epokë. Spanjolli do të ndahet nga Siti pas një dekade me plot sukses e lavdi. Mesfushori konsiderohet si një nga më të mirët e historisë së kësaj skuadre. Edhe Guardiola është me të njëjtin mendim. Trajneri i ka vendosur Silvës nofkën “Magjistari”.

Silva ka luajtur plot 396 ndeshje me “Qytetarët”, në to 71 gola, duke luajtur një rol lideri që nga ardhja në “Etihad Stadium”. Pep shprehet me superlativa për yllin e tij. Ai shpreson ta shijojë edhe këtë vit me spanjollin. Pranon se Silva e ka ndihmuar shumë në arritjen e sukseseve të tij me Sitin.

“Ai është një nga më të mirët, jo vetëm të futbollit spanjollm por edhe në Evropë. Ka luajtur një dekadë në Mançester. Nuk është aspak e lehtë ta bësh këtë në një kampionat të tillë. Ai e ka bërë mrekullisht mirë. Më ka ndihmuar shumë personalisht në këto tre vite që kemi punuar bashkë. Do të jetë edhe një vit tjetër këtu dhe shpresoj të jetojmë momentë të tjera të bukura”, u shpreh Guardiola.

Iniesta, David Silva dhe David Vija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *