Largohet Kolgega, Dinamo “divorc” dhe me veteranin e mbrojtjes

Sot, janë zyrtarizuar dy largime nga ekipi i Dinamos. Kryeqytetasit nuk ia dolën që të ngjiten në Superiore sezonin e shkuar dhe kanë nisur të ndryshojnë shumë gjëra në klub. Lojtarët që janë larguar sot janë mesfushori Erald Kolgega dhe mbrojtësi Arian Sheta.

Kolgega, 24-vjeç, bëri një sezon të mirë me blutë kryeqytetas, duke luajtur 10 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola në Kategorinë e Parë. Futbollisti nga Fieri me shumë gjasa do të gjejë një ekip të ri shumë shpejt.

Ndërsa mbrojtësi Arian Sheta me shumë gjasa do ta mbyllë me futbollin, pas shumë viteve në futbollin shqiptar. 38-vjeçari luajti 21 ndeshje për Dinamon në Kategorinë e Parë, duke shënuar dhe një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *