Largohen me humbje nga Antalia, polakët përmbysin Tiranën në pjesën e dytë

Tirana nuk ka arritur ta mbyllë me fitore këtë fazë përgatitore në Antalia. Bardheblutë kanë humbur në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme kundër polakëve të Korona Kielce. Pjesa e parë do të fliste për ekipin e Egbo, që e gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 4-t me anë të Torasas.

Por situata do të ndryshonte tërësisht në fraksionin e dytë të lojës. Vetëm dy minuta pasi lojtarët hynë në fushë pas pushimit ishte Pacinda që do të dërgonte topin pas shpinës së portierit shqiptar, duke barazuar kështu shifrat. Ndërkohë, 7 minuta më vonë , në të 54-tën, Djuranovic do të përmbyste shifrat në 2-1 për Korona Kielcen, duke i dhënë kështu fitoren polakëve./Sport Ekspres/