Largimi nga intervista, ja si Panuçi i ka humbur përfundimisht tifozët

Kristian Panuçi nuk ka pasur sukses askund si trajner, por nuk e prisnim që të kishte këtë ecuri kaq dëshpëruese edhe me Shqipërinë.

Trashëgoi një ekip të mirë, punëtor dhe të disiplinuar, sipas fytyrës së Xhani De Biazit, ndaj menduam se nga italiani në italian, do ishte një stafete e lehtë.

Megjithatë, edhe me pesimistët nuk e prisnin që në pak muaj Shqipëria të kthehet në nivele amatore.

Nuk kemi qenë kurrë si Spanja apo Gjermania, por kishim shumë vite që kishim harruar turpërimet. Me Panuçin janë kthyer dhe tifozët nuk ia dalin. Sot në Evian ishin qindra shqiptarë, entuziastë në kulm, por në fund të zhgënjyer, aq sa kontestuan trajnerin, ashtu si ndodh kudo në botë.

Panuçi gaboi sërish, ndali intervistën dhe iku. Duhej të kishte vazhduar të thoshte atë që kishte për të thënë, për të treguar se suksesi dhe dështimi trajtohen njësoj, se është i aftë të vijojë rrugën kundër erës. Nuk e bëri, u tregua fodull dhe frikacak, në sytë e njerëzve. Tani i ka humbur të gjithë tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *