“Largimi në dorën e Takajt”, rrëfehet Dejvi Bregu: Skënderbeu është ekipi më i mirë i 2020-s

Skënderbeu arriti që të ndalte ecurinë fantastike me 9 fitore radhazi të tiranës, ndërsa këtë vit ka marrë rezultate mjaft pozitive. Këtë gjë e vë në dukje edhe futbollisti i momentit te juglindorët, Dejvi Bregu. Ky i fundit është protagonist absolut me fanellën e Skënderbeut, ku me golat e tij apo 11 metërshat e fituar në zonën kundërshtare ka pasur dorën kryesore te sukseset e korçarëve .

Bregu shprehet për mikrofonin e “RTShSport” se Skënderbeu ka luajtur lojën më të bukur në Superiore për 2020-n, megjithëse rezultatet nuk kanë qenë gjithnjë ato çfarë ekipi meritonte. Sa i përket të ardhmes, futbollisti tregon se e ka lënë çdo gjë në dorën e presidentit Takaj, te i cili ka besim të plotë se do i japë zgjidhjen më të mirë.

“Ne jemi ekipi që ka zhvilluar lojën më të mirë në 2020 dhe e them me plot gojën këtë. Përveç rezultateve që ne kemi dominuar në ndeshje, por nuk kemi marrë atë që meritonim. Megjithatë duhet të vazhdojmë kështu, pasi rezultatet do të vijnë. Kemi mësuar nga gabimet tona dhe për këtë arsye kemi këtë lloj ndryshimi drastik. Kemi biseduar për të ardhmen time, ia kam lënë në dorë Takajt. Kemi marrëdhënie të mirë dhe besoj për zgjidhjen më të mirë mundshme”, ka thënë Dejvi Bregu./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *