“Largimi? Ishte si të zbrisje nga parajsa në tokë”, De Biasi zbulon më tepë rreth librit dedikuar Shqipërisë

Giani De Biasi padyshim që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët, teksa bëri për herë të parë realitet ëndrrën e tyre duke e dërguar Kombëtaren kuqezi në një kompeticion madhor si Euro 2016. Aventura me Shqipërinë është  edhe maja në karrierën e trajnerit Italian, i cili siç edhe vetë e ka pranuar gjithnjë është ndjerë si në shtëpinë e vetë në Shqipëri. Të gjithë të dashuruar me të dhe të gatshëm për ta vlerësuar për punën e tij në krye të pankinës, kjo është pikërisht ajo që një trajner dëshiron më së shumti të përjetojë .

De Biasi ka dhënë së fundi një intervistë për “Top Channel“, ku ka zbuluar më tepër rreth librit që po shkruan për eksperiencën e tij me Shqipërinë. Tekniku Italian tregon se në të do të  ketë gjithçka, duke përfshirë edhe batuta mes protagonistëve, të cilat tifozët nuk i kanë dëgjuar më parë. Ndërkohë lidhur me largimin e tij nga stoli i kuqezinjve, fjalët “ishte si të zbrisja nga parajsa në tokë” e tregojnë qartë se çfarë do thoshte për të të hiqte dorë nga ajo aventurë, në të cilën kishte marrë edhe emocionet e përjetimet më të bukura në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Intervista e plotë :

Si fillim Mister si po shkon karantina?

Karantina vazhdon prej shumë kohësh por do të na duhet të rrijmë brenda ende edhe për 3 javë të tjera. Na duhet ta bëjmë dhe është e domosdoshme edhe pse është diçka e beydisshme. Jemi përpara Shipërisë në karantinë dhe na duhet ende të qëndrojmë që të veprojmë si një skuadër më vete.

Mësuam se jeni duke shkruar një libër rreth karrierës suaj në këto 5 vite në krye të pankinës kuqezi. Mund të na tregoni diçka më tepër?

Po shkruaj një libër vetëm për aventurën time në Shqipëri që kur erdha atje, nga fundi i 2011 për të firmosur kontratën për një aventurë që filloi zyrtarisht në vitin 2012. Kështu nga ndeshja e parë e zhvilluar në Tbilis deri në ndeshjen e fundit në Haifa kundër Izraelit, ndeshje të cilën e fituam 3-0 dhe ajo ishte ndeshja ime e fundit në kyre të pankinës kuqezi. Kam mbërritur deri në këtë moment në kapitllin e tretë të kësaj historie. Që kur takova për herë të parë presidentin Duka dhe sekrtarin Eduard Prodani, dy zëvedës presidentët ,Kasmi në atë kohë dhe Nuri që është miku im. U takuam në Milano për të filluar nga aty një aventurë që zgjati 5 vite e gjysmë që unë jetova sëbashku me Shqipërinë. Ka shumë gjëra që ju nuk i dini dhe është bukur ndonjëherë të zbulosh biseda shakatë apo ndonjë barcoletë të ndanim mes nesh, por sigurisht që pjesën kryesore e ka puna e madhe që u bë në atë kohë dhe se si arritëm të nxirrnim në pah maksimumin nga një grup djemsh që shndërruan në realitet një ëndërr që të gjithë e kishim brenda vetes.

Do të na zbuloni ndonjë gjë?

Nuk ju zbuloj gjë për momentin duhet të jeni të duruar të dalë libri e do ti mësoni të gjitha. Bëj shaka. Në përgjithësi kjo ishte një eksperiencë e papërsëritshme për të gjithë nga ne deri tek ju gazetarët, tifozët, kushdo. Të gjithë që dalngadalë kuptuam që ishte mundësia për të shkuar larg dhe arritja në Europian ishte një gëzim dhe triumf i madh për të gjithë, nga ne stafi, lojtarët, federata, politikanët, të gjithë ishin krah nesh. Ishte një mesazh shmë i mirë dhe pozitiv për shqiptarët edhe për të rinjtë që mund ta përdorin si një shembull për t’u ndjekur.

Në të gjihë këtë ecuri pozitive të Shqipërisë në drejtimin tuaj kë vlerësoni më tepër?

Notën më të lartë ja jap presidentit, i cili besoi tek projekti dhe e çoi përpara edhe pas 2-vjecarit tim të parë. Kjo gjë nuk ishte e thjeshtë pasi edhe mund ta ndërpriste, por me shumë mundësi nuhati se do të dilte diçka e mirë. Por edhe këto gjëra do t’i gjeni në libër. Më pas rritja konstante e skuadrës në aspektin psikologjik në fillim dhe më shumë se tek këmbët apo tek kualiteti teknik. Në faktin që besuam që herët a vonë mund të arrinim në një objektiv të rëndësishëm. Ky mendoj që është një aspekt shumë i mirë që e përsëris mund të jetë një shembull për të gjithë të rinjtë në çdo fushë të jetës jo vetëm në sport dhe në futboll. Të kesh brenda vetes një objektiv është shumë e rëndësishme.

A jeni penduar që u larguar pas asaj fitoreje ndaj Izraelit që u konsiderua si një “hakmarrje” për humbjen që na bën në Elbasan?

Nga njëra anë të largohesh në mes të një rruge të nisur, aq më tepër heqja dorë nga një situatë si ajo shqiptarja për mua, ku unë ndihesha në shtëpi dhe ndihesha i dashur nga tifozët dhe njerëzit në përgjithësi, nuk ishte e thjeshtë. Ishte si të zbrisja nga parajsa në tokë. Por ishte një moment që isha i detyruar të tërhiqesha. Në atë moment ndjeva që kishte mbaruar koha ime me atë grup djemsh me atë kombëtare. Nga ana tjetër do të doja t’i jepja mundësinë trajnerit të ri që do të vinte në vendin tim që të kishte në dispozicion 4 ndeshje eliminatore për të njohur skuadrën dhe nga aty për të nisur diçka të re me një avantazh krahasuar me kohën kur e mora unë ekipin. Ishte një grup djemsh që qëndronin shumë mirë sëbashku dhe që kishin kualitet. Kushdo të ishte mund të implementonte idetë e tij lehtësisht. Edhe këshillat e mija që u përpoqa t’i jap Panucit do t’i gjeni në libër, i cili pas ca kohësh hoqi dorë nga ato. Por në përgjithësi unë mendoj që secili duhet të bëjë më të mirën ashtu si ai beson dhe për aq sa janë aftësitë e tij.

Çfarë ju mungon më tepër?

Më mungon shumë fakti që nuk përgatis ndeshje, që nuk kam kontakte me djemt edhe pse dua të them që me ndonjërin kam ende kontakte. Por më mungon mënyra e jetesës e lidhur me ta për të punuar për ojektivin e rradhës që duhet të kishim. Më mugnon edhe jeta në Tiranë apo në Durrës kur ishim në grumbullim. Ishim një grup shumë i mirë dhe ky ishte çelësi i suksesit, nëse arrin të krijosh një grup miqsh që ndihesh mirë dhe kuptohesh, në fund është më e thjeshtë që të arrish objektiva.

Të gjithë shqiptarët, pasi ju jeni edhe shqitpar, ju presin me padurim të riktheheni në krye të një pankine. Ndaj duam të dimë kur dhe ku do të ktheheni?

Unë isha shumë pranë një pankine përfaqësueseje përpara Korona Virusit, por kjo situatë i bllokoi të gjitha sepse vendimi duhet të ishte marrë më 18 mars për atë përfaqëuse. Por shpresojmë që kur t’i rikthehemi normalitetit ndoshta do të më telefonojnë sërish për ta rishikuar atë mundësi. Sinqerisht nuk është një kombëtare e nivelit të lartë,por mund të them diçka e ngjashme si historia kur unë erdha në Shqipëri. Me këtë dua të them se është një situateë që e njoh e që më jep stimuj dhe shpresoj që të arrijmë të biem dakord dhe unë t’i rikthehem punës sepse mua të qëndroj në shtëpi s’më pëlqen fare.