Largimi i radhës, Bylis ndahet me “veteranin”

0

Bylis ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin Mario Bytyçi me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Gardiani” 34-vjeçar ishte titullar në pjesën dërrmuese te takimeve, por drejtuesit e klubit mallakastriot kanë vendosur që në Superiore “çelësat” e portës t’ia besojnë dikujt tjetër.

Paraqitjet e mira në sezonin e kaluar dhe eksperienca në Kategorinë e Parë e bëjnë Bytyçin një portier ideal për skuadrat që synojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Krahas Bytyçit nga Bylis janë larguar dhe mesfushorët Ildian Shyti e Alfred Zefi si dhe sulmuesi Eri Lamçja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.