“Largimi i Pep e shkatërron kampionatin”, rikthehet Van Persi

Robin van Persi është një legjendë e kampionatit anglez të futbollit, pasi me fanellën e Arsenalit dhe të Mançester Junajtid, ka shënuar një numër të madh golash dhe ka fituar trofe të rëndësishëm. Sulmuesi holandez e mbylli karrierën e tij këtë sezon, ku të veshur mabjti fanellën e Fejnordit. Edhe pse ka disa vite që është larg Premier Ligës, fjala e Van Persit përbën gjithmonë lajm.

Në një prononcim për mediat holandeze, Van Persi është pyetur për ish-skuadrën e tij, Arsenalin, dhe për kampionatin anglez në tërësi, përgjigja e të cilit ishte: “Arsenali është përmirësuar këtë sezon, por ende kanë punë për të bërë. Them që mund të pretendojnë edhe për titullin kampion shumë shpejt, pasi gjithmonë kanë qenë në vendet e para.

Megjithatë, Mançester Siti dhe Liverpuli duken shumë larg të them të drejtën. Pep Guardiola është një trajner i madh dhe largimi i tij do i humbte bukurinë kampionatit anglez. Diferenca mes Liverpulit dhe Mançester Sitit, pa dashur të fyej Klopin, është padiskutim Guardiola”, përfundoi Van Persi.

Robin Van Persie me fanellen e Arsenalit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *