Largimi i parë nga Interi, braziliani zgjedh Romën

Interi është një ndër ekipet me prapavijën më të fortë në Serie A, ku mjafton të përmendim që zikaltrit kanë qendërmbrojtësa si, Shkrinjar, De Vrij apo dhe Miranda. Pikërisht ky i fundit, është më pak i lumturi në ekip, teksa e ka humbur vendin e titullarit prej kohësh.

Për këtë fakt, braziliani duket se po kërkon të largohet nga Milano dhe destinacioni i tij shihet të jetë Roma. Verdhekuqtë, ditët e fundit morën lajmin se Huan Zhesus ka një dëmtim që pritet ta mbajë gjatë jashtë fushave dhe po shohin për zëvendësues të tij.

Zhoao Miranda

Ozan Kabak ishte objektivi kryesor, por mbrojtësi nuk u arrit. Gjithashtu, të njëjtin fat pati dhe tratativa për Anxhelo Ogbonën e Uest Hemit, me klubin londinez që nuk kërkon ta shesë italianin. Kështu, alternativ kryesore tashmë është pikërisht, Zhoao Miranda, i cili pritet të transferohet në huazim 6-mujor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *