Largimi i mundshëm i Nejmar apo Mbape, Al-Kelaifi shuan pikëpyetjet

PSG njihet si një ndër klubet që shpenzon më së shumti në merkato, ku mjafton të përmendim faktin që blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit mban “firmën” e tyre, teksa transferimi i Nejmar në Paris pati një kosto prej 222 milionë eurosh.

Gjithashtu, shumë të çmendur pati edhe operacioni i transferimit të Kilian Mbape, i cili u ble nga Monako. Të dy këto lojtarë janë përmendur shpesh për një largim të mundshëm nga Parisi. Arsyeja e spekulimeve është pikërisht “Fair-play financiar”.

Gjithsesi, lidhur me këto lajme, ka folur presidenti i kryeqytetasve francez. Naser Al-Kelaifi ka thënë për “Le Parisien”, se Nejmar dhe Mbape do vazhdojnë të jenë lojtar të PSG-së.

“Siguria nuk është 100%, por 2000% ! Nejmar dhe Mbape do të qëndrojnë në Paris. Shumë media, sidomos në Francë, kanë raportuar se ne do të shesim njërin ose të dy për shkak të Fair-playt financiar, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Dua të konfirmoj që Nejmar dhe Mbape do të qëndrojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *