Largimi i Keidi Bares? Presidenti i Malagas nuk dëshiron të dëgjojë asnjë fjalë më shumë

Keidi Bare është një histori frymëzuese për mënyrën sesi një futbollist nga akademia është ngritur për të zënë vendin e titullarit të padiskutueshëm te Malaga. Me përulësi dhe qetësi, ndërsa kërkohet nga shumë skuadra në merkaton e janarit.

Të gjithë e kanë bërë fakt të kryer në Spanjë se Bare do të largohet, ndërsa klubi i Malagës është në një krizë ekonomike. Mesfushori shqiptar është një nga thesaret më të çmuara që kërkohet në merkaton e janarit dhe mund të sjellë të ardhura për këtë skuadër. Por sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle në orët e fundit, presidenti Al Thani nuk dëshiron që të dëgjojë asnjë fjalë më shumë mbi këtë lëvizje.

Sipas tij Bare është i palëvzishëm dhe nuk do të sakrifikohet për asnjë arsye. E vetmja lëvizje në merkaton e janarit mund të jetë një transferim si i Amir Rrahmanit, për t’u zyrtarizuar në skuadrën e re, por për t’iu bashkuar në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/