Largimi i Grizman trazon ujërat, çfarë lufte për yllin e Arsenalit

Pritet të ketë një luftë të ashpër mes dy skuadrave spanjolle, Barcelona dhe Atletiko Madrid për shërbimet e yllit të Arsenalit, Aleksandër Lakazet. Sulmuesi francez u shpall lojtari më i mirë i Arsenalit këtë sezon dhe interesimi për të është rritur ndjeshëm.

Largimi i Antuan Grizman nga Atletiko ka bërë që drejtuesit e kryeqytetasve spanjolë të vihen në lëvizje për pasuesin e tij dhe Lakazet, shihet si lojtari i duhur për të mbushur hapësirat. Edhe Barcelona, në rast se nuk arrin te firma e Grizman, do të synojë me doemos shërbimet e 27-vjeçarit të Arsenalit.

Lakazet ka shënuar 27 gola me Arsenalin në Premier League në dy sezonet e fundit. Gjithashtu, francezi është shumë i rëndësishëm edhe në krijimin e rasteve të rrezikshme, pasvi vetëm këtë sezon në kampionatin anglez, ka asistuar plot 12 herë.

Statistikat e Lakazet në Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *