Largimi i Gjorgievskit, Teuta e gjen direkt pasuesin

Bojan Gjorgievski është larguar nga Teuta pas një viti me durrsakët. Mbrojtësit maqedonas i përfundoi kontrata dhe nuk pati rinovim, duke bërë që 26-vjeçari të dalë lojtar i lirë. Mbrojtësi i djathtë i ka luajtur të gjitha takimet e këtij sezoni me skuadrën e Shkëmbit, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Në 16 takime është aktivizuar nga minuta e parë. Edhe vjet ishte titullar i rregullt, duke u aktivizuar në 18 takime, në të cilat ai u zëvendësua vetëm në dy takime. Në të shkuarën ai ka luajtur në Maqedoni, Letoni, Hungari dhe Serbi.

ZËVENDËSUESI – Një rikthim në kampin durrsak. Erlis Frashëri u kërkua edhe në verë nga Teuta, ndërkohë që tanimë ka një marrëveshje mes drejtuesve të durrsakët dhe të Kamzës për kalimin e korçarit nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Frashëri ka qenë pjesë e Teutës në periudhën 2010-2012, teksa numëron 36 ndeshje (25 titullar) në Superiore. Mbrojtësi i djathtë do të jetë alternativa e parë për Shkëmbin te Teuta, klub që synon minimalisht të marrë pjesë në kupat e Europës.

Mbrojtësi 30-vjeçar ka një eksperiencë të madhe në vendin tonë, teksa në  elitë është aktivizuar edhe me Skënderbeun, Tomorin e Kamza. Më së shumti ka luajtur në të Parën, ku ka veshur fanellat e Besës, Partizanit, Himarës, Luftëtarit dhe Korabit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *