Largimi i Ferguson dhe rënia e Junajtid, më pak gola të shënuar se… Evertoni!

0

Mançester Junajtid pret Evertonin nesër në “Old Trafford” dhe synimi i vetëm i djemve të Murinjos është fitorja. Ndeshje e vështirë për “Djajtë e Kuq”, duke llogaritur faktin që Evertoni vjen nga tre fitore rresht në kampionat.

Kjo do të jetë ndeshja e 200 e Junajtid, që nga koha kur Sër Aleks Ferguson nuk është më trajneri i ekipit. Skocezi i famshëm drejtoi me sukses klubin e Junajtid për 27 vite, ndërkohë që u tërhoq në vitin 2013.

Gjatë kësaj periudhe, post-Ferguson, Mançester Junajtid ka shënuar 167 gola në “Old Trafford”, 13 gola më pak se sa ka shënuar Evertoni në stadiumin e tij. Listën e kryeson Mançester Siti me 270 gola të shënuar, ndjekur nga Liverpuli (214 gola) dhe pastaj me radhë: Arsenali (211 gola), Çelsi (208 gola), Totenhemi (188 gola) dhe Evertoni (179 gola).

Ekipi ka hasur vështirësi pas tërheqjes së Fergusonit dhe nuk po arrin të ngjitet në nivelin e kërkuar. Ekipi i famshëm anglez ka shënuar më pak se kundërshtarët e nesërm në fushën e tij, pavarësisht se në 20 ndeshjet e fundit të zhvilluara në “Old Trafford”, Evertoni ka fituar vetëm një prej tyre, atë të 4 dhjetorit të vitit 2013, ku Brajan Oviedo i dhuronte fitoren ekipit nga Liverpuli, katër minuta përpara fundit të ndeshjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.