Largimi çështje kohe, Hazard: Sa shumë kujtime në këtë stadium

Çelsi ka prezantuar uniformat e reja për sezonin e ri. Për herë të parë do të vishen në ndeshjen e së dielës kundër Uotfordit, ndërsa Eden Hazard mund t’i veshë edhe për herë të fundit.

Fantazisti belg ka qenë një nga tre futbollistët e përzgjedhur për të prezantuar uniformat, pavarësisht se ai është shumë afër kalimit te Reali i Madridit. Diçka e tillë është përforcuar edhe më shumë nga fjalët e Hazard, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi.

Na lidhin shumë kujtime me ‘Stamford Bridge’. Është natyrale që t’i bëjmë tribut stadiumit tonë me bluzën e re të ekipit”, thekson Eden Hazard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *