Largime “veteranësh” nga Lushnja, edhe Bufazi jashtë planeve

Pas katër sezoneve resht me Lushnjën, mbrojtësi 33-vjeçar Franc Bufazi del nga planet e së ardhmes te kjo skuadër. Ai është largimi i radhës nga verdhejeshilët, kur kujtojmë se dy ditë më parë këtë divorc e kishte bërë edhe mbrojtësi tjetër, Erjon Xhafa.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi lushnjar në faqen zyrtare në Facebook.“Pas Xhafës, ikën dhe Bufazi. Dy qendërmbrojtësit që do lënë një boshllëk të madh në mbrojtje, por për ekipin e sezonit të ri vendos Ilir Gjyla! I urojmë Xhafës dhe Bufazit suksese kudo që do luajnë”, kështu shkruhet në postimin e KF Lushnja, nëpërmjet të cilit thuhet qartë se për këtë largim ka vendosur trajneri Ilir Gjyla.

Së bashku me Erjon Xhafën, Franci Bufazi ishte njeri nga qendërmbrojtësit e Lushnjës në sezonin e kaluar, ndërkohë që kishte katër sezone resht që luante si titullar. Katër sezone më parë Bufasi la Pogradecin, me të cilin luajti në tre sezone, dhe u kthye te Lushnja nga tani është larguar.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *