Largime te Kukësi, mesfushori refuzon stërvitjen dhe “detyrohet” të lërë klubin

Safet Gjici me sa duket ka nisur të japë shenjat e para për lojtarët e ekipit të tij, teksa futbollisti Camara nuk është më pjesë e verilindorëve. Ky i fundit ka refuzuar të dalë në stërvitje me ekipin dhe shkak për këtë ka qenë jokorrektësia me të në lidhje me pagesën.

Kështu, mesfushorit të huazuar nga Besëlidhja nuk i është arkëtuar paga si gjithë lojtarët e tjerë dhe një gjë e tillë sigurisht që nuk i ka lënë Camaras një shije të mirë, duke çuar deri ndërmarrjen e një vendimi të tillë nga ana e tij për refuzimin e stërvitjes.

Por kjo nuk duket të ketë ndikuar sado pak te presidenti i verilindorëve, që nuk ka bërë asnjë lëvizje për ta mbyllur këtë situatë, megjithëse futbollisti ka qenë në pritje të një zgjidhjeje. Në këto kushte Camara ka qënë thuajse i detyruar tëzgjedhë rrugën e largimit nga ekipi i Kukësit./Sport Ekspres/