Largime nga Bylisi, sulmuesi firmos në Kosovë

Një tjetër lojtar nga Shqipëria ka vendosur të transferohet në Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin Eri Lamçja, i cili ka mbyllur bashkëpunimin me Bylisin dhe ka firmosur për ekipin e Vushtrisë. Zyrtarizimi është bërë nga klubi që militon në IPKO Superliga, me anë të faqes zyrtare në Facebook:

Zyrtare: FC Vushtrria ka arritur marrëveshje me Eri Lamçja

Sulmuesi 25-vjeçar i lindur ne Elbasan, pjesë e akademisë së KF Elbasanit, duke vazhuar më pas me klubet e KF Teutës së Durrësit dhe KF Luftëtarit nga Gjirokastra, ndërsa në edicionin 2018/19 është transferuar në ekipin e KF Dritës nga Gjilani, ku pas qëndrimit 6 mujor transferohet të skuadra e KF Bylis nga Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *