Largime jo vetëm në mbrojtje, Kamza “ndahet” me sulmuesin

0

Kamza ka zyrtarizuar largimin e tretë të merkatos së dimrit. Sulmuesi malazez, Ognjen Roloviç, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Lajmi u njoftua nga vetë klubi me anë të një postimi në “Facebook”.

Sulmuesi 25-vjeçari iu bashkua Kamzës gjatë merkatos së verës, pas një eksperiencë të mëparshme në kampionatin maltez. Gjatë qëndrimit të tij disa mujor në Shqipëri, Roloviç u aktivizua në 16 takime në Kategorinë Superiore, 11 prej të cilave si titullar, ku gjeti rrugën e rrjetës dy herë.

Vendin e malazezit në sulmin e kamzalinjve do ta zërë sulmuesi meksikan David Izazola, i cili u prezantua dy ditë më parë në ambientet e klubit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.