Largim që ende e trishton, Valbuena: Ishte një turp dhe i padrejtë, nuk doja fitoren e Francës

Valbuenës i djeg ende ai largim nga Kombëtarja e gjelave në vitin 2015, të cilin ai e cilëson si një turp. Gjithçka ndodhi për shkak të asaj historie me Karim Benzemanë, që u kushtoi të dy futbollistëve Kombëtaren franceze. Megjithëse ishte sulmuesi i Realit ai që nisi të shantazhonte Valmuenan, Deshamp vendosi me dorë të hekurt duke i përjashtuar të dy nga grupi i tij.

Por një gjë e tillë i erdhi si një goditje e fortë lojtarit francez, i cili duket se mbajti mëri me Kombëtaren e vet, teksa thekson se nëse Franca do të ngrinte lart trofeun e Euro 2016, një gjë e tillë nuk do i pëlqente aspak.

“Ishte vërtet e tmerrshme. Kur ndodhi ajo ngjarje unë e kisha paralamëruar fillimisht familjen time për atë fakt. Çdo gjë u përbys për mua, por më e vështira ishte për familjen time. Didier Deshamp më telefonoi për të më thënë se nuk do të më ftonte në mënyrë që të më mbronte. Kështu unë u ndëshkova dy herë për një gjë në të cilën isha një viktimë. Ishte e dhimbshme dhe e padrejtë nga ekipi.

Sot është një turp dhe vazhdon të më trishtojë. Deshamp ka folur me mua më pas dhe më tha se po më vëzhgonte për në Kombëtare. Në atë moment nisa të shpresoja, por shumë shpejt e kuptova se isha thjesht i vdekur për ta. Megjithëse m’u desh një kohë e gjatë, u detyrova ta përtypja këtë. Nuk e fsheh aspak se nuk do të bëhej qejfi nëse Franca do të fitonte Europianin e 2016-s”, është shprehur Valbuena./Sport Ekspres/