Largim “big” te Lushnja,  mbrojtësi jashtë planeve të Gjylës   

0

Sot, me anë të një statusi në Facebook, futbollisti lushnjar Erion Xhafa ka zyrtarizuar divorcin me skuadrën e Lushnjes. Ne këto radhe, Xhafa tregon edhe arsyen e largimit, që e kanë zhgënjyer.

Të dashur miq dhe dashamirës të ekipit tonë të zemrës, Lushnja. Ju bëj me dije se prej të premtes nuk jam më pjesë e ekipit, edhe pse kundra dëshirës time! Nga trajneri më është komunikuar që nuk bëj pjesë në planet e tij! I zhgënjyer dhe i mërzitur nuk më ngel gjë tjetër veç të respektoj vendimin e tij,  ashtu siç kam bërë gjithmonë.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që e duan me shpirt këtë fanellë, në veçanti tifozët dhe tifo grupin DELEGATET, për mbështetjen e tyre të pa diskutueshme çdo vend të Shqipërisë. I uroj gjithë të mirat ekipit dhe tifozëve. GJITHMONË E PERGJITHMONË FORCA LUSHNJA!“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.