Lapo Elkan shkatërron Ferrarin, 30 mijë euro dëm

Si të shkatërrosh një makinë të parkuar? Pyesni Lapo Elkanin, vëllai i Xhon Elkanit, që ka trashëguar grupin FIAT nga familja Anjeli, që zotëron Juventusin.

Lapo, i cili në Itali përmendet vetëm për budallallëqe dhe çudira si kjo që raporton revista Oggi, shkatërroi derën e makinës së tij për shkak se e hapi pa parë fare në pasqyrë, në një kohë që po kalonte një Toyota Yaris, që nuk e shmangu dot përplasjen.

Ishte një Ferrari i personalizuar për Lapo Elkanin, që tashmë duhet të paguajë rreth 30 mijë euro për ta rregulluar. Gjithsesi, zor se i dhembin shumë, se nuk i ka para me djersë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *