“Lani gojën para se të flisni për Tiranën”! Redi Vogli sulmon “Procesin Sportiv”: Para emisionit të thoni mos flisni për këtë…se na jep lekë!

Basketbollisti më i njohur në Shqipëri dhe figurë ikonë e Tiranës, Redi Vogli, ka sulmuar median “Procesi Sportiv” për çështjen e dyshimeve për trukimin e ndeshjes të bardhebluve ndaj Bylisit. Fillimisht ishte pikërisht kjo media e parë që raportoi koeficentet e çuditshme kur takimi u mbyll në shifrat 0-1.

Përmbysja që pritej do të vinte, ndërsa kjo shtoi edhe më tepër zërat për një fiksim të rezultatit. “Procesi Sportiv” e ka etiketuar si një teatër që u transmetua në ekran, ndërsa Vogli e ka quajtur median në fjalë “të shitur” ku përpara mbërritjes në emision ka disa pjesë të ndaluara që nuk mund të komentohen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *