Lamtumirë Sevilje, Sampaoli merr kombëtaren e ëndrrave

0

Ka marrë fund aventura e Horge Sampaolit në drejtimin e Seviljes, vetëm një vit pas emërimit. Një sezon pozitiv, që ka konfirmuar cilësitë e trajnerit argjentinas, i cili tashmë është shpërblyer, sepse ka marrë drejtimin e kombëtares Celeste.

Lajmi ishte në ajër prej kohësh, por tashmë e ka konfirmuar vetë Sampaoli, në konferencën e fundit sezonale për shtyp, para sfidës kundër Osasunës: “Që kur përdor logjikën, ëndrra ime ka qenë të drejtoj Argjentinës. Si argjentinas, nuk mund ta refuzoj këtë mundësi, edhe pse më duhet të ndërpres karrierën si trajner në Europë, ku e kisha nisur mirë. Tani pres vetëm që federata argjentinase të gjejë një marrëveshje me Seviljen për prishjen e kontratës.

“Nuk po e lë Seviljen për një klub tjetër, por për kombëtaren time. Është një çështje zemre. Projekti Sevilja më pëlqen dhe do të kisha dashur të qëndroja, për të luftuar për titull, por Argjentina është një mundësi që nuk mund ta lë të më ikë nga duart”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here