Lamtumirë “Samurai i fundit”, Interi shet Nagatomon

Juto Nagatomo është tani e tutje 100% i Gallatasarajit, pasi klubi turk e ka blerë përfundimisht nga Interi.

Mbrojtësi japonez, i cili ishte pjesëmarrës në Kupën e Botës këtë verë, ka kaluar përfundimisht në Turqi për 2.5 milionë euro, shifër jetike për Interin në ditën e fundit të sezonit të shkuar, sepse sot mbyllet bilanci dhe tashmë kriteret e Fair-play financiar janë përmbushur nga Interi.

31-vjeçari ka qenë pjesë e Interit prej vitit 2011 dhe ka luajtur mbi 200 ndeshje si zikaltër, duke u bërë shumë i dashur për tifozët jo thjesht për nivelin e lojës, por mbi të gjitha për karakterin e tij të veçantë, duke qenë gjithnjë i buzëqeshur dhe personazh që nuk shqetësohet janë kurrë nga batutat e tifozëve.

Në janar Nagatomo kaloi në Stamboll, u bë titullar fiks dhe doli kampion, duke u bërë edhe protagonist me një festim fantastik si Samurai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *