Lamtumirë Premier, Lajpcigu zyrtarizon talentin e Evertonit

Gjithçka ka marrë fund dhe nuk ka më asnjë dyshim: Ademola Lukman është lojtar i Lajpcigut. Talenti anglez luajti si i huazuar sezonin e shkuar për skuadrën gjermane, ku bëri një sezon të shkëlqyer. Sulmuesi anësor ka shumë potencial dhe parashikohet një e ardhme e ndritur për të.

21-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja e Anglisë U-21 dhe tek Evertoni, e shikonin si e ardhmja, por klubi ka vendosur që ta shesë përfundimisht. Sapo lajmi për largimin e tij u konfirmua, tifozët blu të Liverpulit nuk kanë ngurruar të dalin kundër klubit, me komente nga më të ndryshmet.

Sezonin e shkuar, Lukman luajti 11 ndeshje në Bundesligë me skuadrën e Lajpcigut, duke shënuar 5 gola. Tashmë me trajnerin Nagelsman në krye të pankinës, Lukman do të ketë më tepër mundësi që të tregojë vlerat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *