Lamtumirë Bonuçi, ofertë super nga Parisi

0

Leonardo Bonuçi është gjithnjë e më pranë largimit nga Milani dhe tashmë mediat në Itali po mundohen të gjejnë edhe destinacionin e ri, që me sa duket do jetë PSG.

Sipas TuttoMercatoWeb, klubi francez ka hedhur një hap vendimtar përpara, sepse dje drejtori sportiv i PSG-së ka arritur marrëveshjen paraprake me prokurorin e futbollistit, Alesandro Luçi.

Gjithçka e mbyllur mes tyre, Bonuçit i ofrohet një pagë edhe më e lartë se në Milano, duke kaluar te 10 milionë eurot në sezon, ndërsa Milani pret të marrë 50-55 milionë euro, për të lëshuar kapitenin. Gjithçka mund të ndryshojë nëse Mançester Junajtid bën ndonjë ofertë edhe më të çmendur për Milanin dhe lojtarin.

Nëse ky operacion realizohet, Milani investon gjithçka te sulmuesi i ri, me Higuain dhe Moratën që janë dy emrat e përfolur dhe njërin prej tyre që do të vishet kuqezi.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.