Lamtumira e veteranit Huanfran, Atletiko gjen pasuesin në Premier

0

Huanfran ka qenë një nga lojtarët më besnikë te skuadra e Atletiko Madridit. Edhe pse jo një nga mbrojtësit më të mirë në botë, spanjolli ishte luftarak dhe punëtor, një lojtar tipik për Diego Simeonen. Por vitet kaluan dhe veterani u largua nga Atletiko këtë sezon, çka ka bërë që drejtuesit të nisin punën për të gjetur pasuesin e tij.

Një emër që po lakohet shumë këtë merkato është mbrojtësi i djathtë i Totenhemit, Kieran Tripier. Anglezi nuk preferohet më nga Poçetino, i cili i beson verëberisht francezit Serzh Ariuer. Si pasojë, Tripier mund të lëvizë dhe Atletiko ka filluar të lëvizë gurët.

Një ofertë rreth 25 milionë euro mund të pranohet nga “Gjelat” e Londrës dhe në rast se Atletiko arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me ekipin londinez, atëherë Tripier do të vishte fanellën e “Los Colchoneros”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.