Lamtumira e Markizios, mesfushori të përlot me fjalët e tij

0

Ishte e papritur, por Klaudio Markizio i dha drejtim sipas mënyrës së tij karrierës me Juventusin. 32-vjeçari nuk ishte më lider në formacionin e “Zonjës së Vjetër” dhe kurrsesi nuk mund t’i lejonte vetes të ishte një “barrë” për klubin vetëm për shkak të historisë së tij me skuadrën italiane.

Markizio ka kaluar një jetë me Juventusin dhe ka qenë pjesë e këtij klubi që nga mosha 8 vjeçare. Para pak minutash, ai lëshoi dhe mesazhin e tij të lamtumirës në profilet e tij në rrjetet sociale. Një futbollist i madh dhe një burrë i vërtetë!

“Një mijë mendime dhe një mijë imazhe më shoqëruan gjatë gjithë natës.
Nuk ndaloj së pari këtë fotografi dhe këto vija në të cilën kam shkruar jetën time si një njeri dhe një futbollist.
E dua këtë fanellë aq shumë, saqë pavarësisht gjithçkaje, jam i bindur se e mira e ekipit vjen së pari. Gjithmonë.

Në një ditë të vështirë si kjo, unë e mbaj këtë parim.
Ju jeni pjesa më e bukur e kësaj historie të mrekullueshme, për këtë arsye brenda pak ditësh do të kemi një përshëndetje speciale. Nga ana tjetër, 8 nuk është tjetër veçse një infint që ka shikuar lart”, – shkruan Markizio.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.