Lamtumira e Bufon, Mbape ka një mesazh për legjendën italiane

Xhianluixhi Bufon do të largohet nga PSG, pasi kontrata e tij me klubin francez skadon në fund të muajit. Sulmuesi francez, Kilian Mbape, përshëndeti portierin italian me një mesazh në Instagram:

“Xhixhi, sapo kam dëgjuar lajmin për largimin tënd. Duke luajtur me ty, edhe pse ka qenë vetëm një vit i vogël në karrierën tënde të madhe, ka qenë vit i paharrueshëm, sepse kurrë nuk kam menduar se do të kisha këtë mundësi, të luaja me ty”.

“Ti më dhe aq shumë në vetëm 12 muaj dhe unë jam përgjithmonë mirënjohës. Je dhe do të mbetesh përgjithmonë një njeri i madh i këtij sporti”, shkroi Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *