Lampard-Terri, një finale miqsh për një vend në tryezën e milionerëve

0

Xhon Terri ia doli dje, me penallti, në derbin e madh në Uest Bromuiç Albion, në transfertë. Frenk Lampard ia doli sot, në Lids, duke fituar 4-2, me një ndeshje të madhe, për të përmbysur humbjen 1-0 përsuar në shtëpi.

Ish-dyshja e Çelsit dhe Anglisë janë miq të mirë, takohen shpesh dhe flasin për karrierën e re: Lampard trajner te Derbi Kaunti dhe Terri ndihmëstrajner tek Aston Vila.

Pas disa ditësh do të lënë mënjanë miqësinë,do të përballen në Wembley, në një sfidë të pabesueshme: fituesi shkon në Premier ulet në tryezën e të mëdhenjve dhe merr edhe një çek prej më shumë se 100 milionë sterlinash, sepse finalja play-off në Championship vlen më shumë se çdo finale në botë.

Lampard e mori Derbin në fillim të sezonit, me kontratë 3-vjeçare, por tashmë është një hap Premier Ligës dhe nëse ia del, ndoshta Derbi do të detyrohet t’ia lëshojë Çelsit, që po kërkon një trajner të aftë, por edhe të adhuruar nga tifozët.

Terri e mori gjatë rrugës detyrën e re, Aston Vila ishte në kaos dhe ai, bashkë me trajnerin Din Smith, e ngritën, e kthyen në një makineri lufte dhe prej shumë javësh Aston Vila është ekipi më në formë në Championship.

Miq të mirë, karaktere të ndryshëm, por identikë në dëshirën për të punuar dhe për të pasur disiplinë në punën e vet. Pas disa ditësh njëri prej tyre do të hedhë hapin e madh të karrierës së re, cili do t’ia dalë?

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.