Lame: Vetëm derbi kishte presion të tillë, ju tregoj epërsinë e Partizanit

Kukësi-Partizani do marrë gjithë vëmendjen këtë javë. Ndeshja e të premtes është shumë e rëndësishme për rrugëtimin drejt titullit kampion. Verilindorët duan të ngushtojnë diferencën me të kuqtë. Aktualisht skuadra e Skënder Gegës numëron 9 pikë më shumë dhe i shkon për shtat edhe një barazim në “Loro Boriçi”.

Në lidhje me këtë takim ka folur edhe ish-mesfushori Ilir Lame, i cili e konsideron si përballjen e titullit ndeshjen e së premtes. “Nisur nga diferenca e pikëve që kanë të dyja skuadrat, unë mendoj se kjo është ndeshja që vendos shumë për titullin kampion. Një barazim i Partizanit e bën më të sigurt rrugën drejt titullit kampion. Ndërsa nëse humbet, gara do të vazhdojë mes tyre, por nuk e rrezikon Partizanin në kreun e renditjes”, theksoi ish-protagonisti i Partizanit në periudhën 1980-1990, gjatë së cilës ka fituar tre herë titullin kampion.

Lame nuk e shmang edhe presionin e madh që kanë ndeshje të tilla. “Kur unë luaja futboll, sfida të tilla ishin vetëm ‘derbi’ me Tiranën e Dinamon, më pak me Vllazninë. Duke qenë se Gega e ka provuar titullin kampion si futbollist, në këtë këndvështrim ka më pak emocione nga homologu i tij i Kukësit, Ndreu. Ky është një element i rëndësishëm në menaxhimin e lojës. Këtu mendoj se Partizani do ta ketë më të lehtë”, përfundon Lame.

AGRON KAJA

Partizani Kampion 1987

Lart nga e majta – ILIR LAME , ARJAN HAMETAJ , PERLAT MUSTA,ARBEN MUÇA, ASTRIT RAMADANI, SKËNDER GEGA; Ulur ne mesYLLI SHEHU, BESNIK BILALI, Prof. NEPTUN BAJKO, ILJAZ DINGU, GENC TOMORI; Poshtë nga e majta ulurEDMOND KAÇAÇI, LEFTER MILLO, LEDIO PANO, NIKO FRASHERI, ROLAND AGALLIU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *