Lallana-Klop, çfarë super batutash!

0

Mediat britanike kanë shtuar së tepërmi zërat për një largim të mundshëm të Adam Lallanës në fund të sezonit nga Liverpuli. Totenhami është klubi më i interesuar për shërbimet e mesfushorit të kombëtares angleze. Megjithatë Jurgen Klop vështirtë se do të lejojë që një gjë e tillë të ndodhë. Aq më shumë duke parë formën e shfaqur nga ish-mesfushori i Sauthemptonit në fundin e këtij sezoni. Lallana ka qenë pa dyshim nj nga lojtarët më të mirë të “Të kuqve” dhe vetë ka përjashtuar çdo skenar largimi nga Liverpuli. “Të largohem nga Liverpuli? Finalja ndaj Seviljes do të jetë një nga finalet e shumta që do të luaj për Liverpulin”- ka thënë Lallana, që ka përsëritur në një farë menyre ato çfarë Klop i ka thënë ekipit në finalen e Kupës së Ligës të humbur ndaj Sitit më 1 mars.

Batutat në konferencë – Dyshja e Liverpulit e ka kthyer dhe në humor konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Seviljes. Dhe gjithçka ka qenë lidhur me lajmet për një kalim të mundshëm të Lallanës në verë te Totenhami. Në momentin kur ka qenë duke folur Lallana është shfaqur dhe Jurgen Klop. “Çfarë po bën këtu” ka pyetur Klop mesfushorin e vet. Lallana përgjigjet: “Ja po flisja për ju”. Më tej Klop: “Pyeteni Lallanës nëse e di kur nis përgatitjet e verës Totenhami”. “Shumë vonë – ndërhyn Lallana – Sapo e kemi mbyllur këtë temë”. Klop vazhdon me humorin: “E kam pyetur Adamin dhe më ka thënë me 1 korrik”. “Unë mendoja se e kishe seriozisht – ka komentuar sërish Lallana – Mos je gjë i çmendur”?! Ky dialog ka sjellë mjaft humor në sallë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here