Lakers vijon marshimin, sukses me vuajtje për Dallas dhe Miami

0

Lakers po shkëlqen në ndeshjet e fundit, çka dëshmohet nga fakti se ka regjistruar suksesin tretë radhazi në takimin me Phoenix në shifrat 120-96. Dominim total nga Lakers, që me LeBron James e Kuzma-n të cilët ishin shënuesit më të mirë në parket.

Fitore pa vuajtje për San Antonio që likuidoi në shifrat 131-118 Portland. Në transfertë bën mirë New Orleans, që arriti një sukses ndaj Charlotte. Miqtë nuk e vunë në asnjë moment në diskutim dominimin e tyre.

Ndeshje emocionuese ajo mes Miami-t dhe Utah Jazz, me vendasit që triumfuan në sekondat e fundit të ndeshjes, me rezultatin e ngushtë 102-100. Aspak të lehtë nuk e kishte dhe Dallas, që regjistroi një tjetër fitore ndaj Clippers, në shifrat 114-110.

Charlotte Hornets 109-119 New Orleans Pelicans
Dallas Mavericks 114-110 Los Angeles Clippers
Miami Heat 102-100 Utah Jazz
San Antonio Spurs 131-118 Portland Trail Blazzers
Philadelphia 76ers 103-95 Memphis Grizzlies
Los Angeles Lakers 120-96 Phoenix Suns

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.