Lakers “nuk sheh ditë”, Raptors marshojnë. Çfarë rekordi i Bulls!

Kawhi Leonard ka udhëhequr Toronto Raptors në fitoren kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 119-117. Ai arriti të shënojë 38 pikë, duke iu kundërpërgjigjur C. J. Mccollum (35 pikë) të miqve. Kanadezët regjistruan triumfin e 46-të dhe vijojnë serinë e rezultateve pozitive.

LeBron James dhe Brandon Ingram shënuan nga 31 pikë për Los Angeles Lakers, por Milwaukee Bucks në fund i kanë mposhtur 120-131. Eric Bledsoe shënoi po aq as “Mbreti” i Lakers, ndërkohë që gjashtë basketbollistë të tjerë shënuan më shumë se 10 pikë. Giannis Antetokounmpou ndal në 16 pikë, por dha 6 asiste dhe rikuperoi 15 topa.

Los Angeles Clippers mori një fitore të rëndësishme 109-116 kundër Sacramento Kings, ndërkohë që Chicago Bulls vendosi një rekord për pikët e shënuara me fitoren 168-161 ndaj Atlanta Hawks. Kjo përballje u vendos pas katër shtesave dhe u thye rekordi i mëparshëm, kur fitonin me Portland 156-155 (16 mars 1984). Trae Young (49 pikë, 16 asiste, 8 rikuperime) dhe Zach LaVine (47 pikë, 9 asiste, 9 rikuperime) ishin ata që spikatën.

Atlanta Hawks-Chicago Bulls 161-168
Brooklyn Nets-Charlotte Hornets 112-123
Boston Celtics-Washington Wizards 107-96
Toronto Raptors-Portland Trail Blazers 119-117
Phoenix Suns-New Orleans Pelicans 116-130
Sacramento Kings-Los Angeles Clippers 109-116
Los Angeles Lakers-Milwaukee Bucks 120-131

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *