Lakers e James nuk shohin dritë, Spurs e Celtics marshojnë

Los Angeles Lakers dhe LeBron James nuk kanë çfarë bëjnë përballë makinerisë Denver Nuggets, që iu gëzua fitores me rezultatin 99-115. “Mbreti”, pavarësisht 31 pikëve të shënuara, nuk ia doli dot ta çonte drejt suksesit skuadrën e tij. Kështu Lakers e shohin veten edhe më larg fazës së “play off”-it.

San Antonio Spurs ka bërë detyrën kundër Atlanta Hawks, teksa ka triumfuar me rezultatin 104-111. LaMarcus Aldridge ishte lideri i skuadrës së tij me 32 pikë të realizuara. Chicago Bulls ka befasuar Philadelphia 76ers, pasi e mundi 108-107. Zach LaVine ishte i papërmbajtshëm me 39 pikët e realizuara.

Detroit Pistons ka marrë një fitore me vlera kundër Minnesota Timberwolves. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 131-114. Andre Drummond ishte në formë, pasi shënoi 31 pikë dhe rikuperoi 15 topa. Gjithashtu edhe asistoi 3 herë. Paraqitje e mirë edhe nga Luke Kennard, autor i 21 pikëve.

Boston Celtics nuk e ka ndalur marshimin dhe këtë herë ka likuiduar 109-111 Sacramento Kings dhe ka marrë fitoren e 40-të sezonale. Fitore edhe për Utah Jazz, që kaloi me sukses New Orleans Pelicans, në një përballje që përfundoi 104-114.

Charlotte Hornets-Miami Heat 84-91
Washington Wizards-Dallas Mavericks 132-123
Detroit Pistons-Minnesota Timberwolves 131-114
Brooklyn Nets-Cleveland Cavaliers 113-107
Atlanta Hawks-San Antonio Spurs 104-111
Chicago Bulls-Philadelphia 76ers 108-107
New Orleans Pelicans-Utah Jazz 104-114
Phoenix Suns-New York Knicks 107-96
Sacramento Kings-Boston Celtics 109-111
Los Angeles Lakers-Denver Nuggets 99-115

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *