Lajthitja e mediave turke, “transferojnë” Cikalleshin kundër rregullores

Sokol Cikalleshi është emri më i përfolur në Turqi dhe sulmuesi kuqezi shihet si një lojtar i larguar nga skuadra e Goztepes. Së bashku me emra si Zhilas dhe Zeki, Cikalleshi konsiderohet si një nga të “larguarit” e skuadrës turke.

Edhe pse po flitet shumë në media për një largim të 28-vjeçarit, situata është më e komplikuar, pasi sulmuesi kuqezi ka ndërruar dy ekipe gjatë këtij sezoni dhe nuk i lejohet të luajë për ndonjë skuadër tjetër.

I vetmi opsion është që Cikalleshi të rikthehet te Osmanliaspor, skuadër nga e cila u transferua te Goztepe në verë. Rregullat e FIFA-s nuk e lejojnë një futbollist të luajë për tri skuadra gjatë një sezoni dhe me shumë gjasa, Cikalleshi nuk lëviz nga skuadra aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *