Lajpcigu është super, asnjë problem me Hertën

0

Kreun me shumë mundësi do ta rimarrë Bajerni i Mynihut, që luan nesër në Darmshtat, popr ndërkohë RB Lajpcig është kthyer në krye të Bundesligës. Skuadra debutuese mundi pa shumë probleme Hertën sot, në një ndeshje që në teori ishte më e vështirë, pasi edhe Herta po zhvillon një sezon të shkëlqyer. Përfundoi 2-0, me Verner e Orban që shënuan në minutat 41 e 62 të një sfide ku dominoi Lajpcigu.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Shalke e Donis Avdijajt u ndal te barazimi në shtëpi nga Frajburgu, ashtu si Verderi, që barazoi në shtëpi ndaj Këlnit të Mavraj.

Mainci u kthyer te fitorja pas 3 humbjesh rresht, duke fituar 3-1 ndaj Hamburgut, që ndalet pas disa ndeshjesh të mira. Fiton edhe Augsburgu, që zhyt edhe më shumë Gladbahun, ndërsa Shalke ndalet te barazimi në shtëpi nga Frajburgu, ashtu si Verderi, që barazoi në shtëpi ndaj Këlnit.

bundes

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.