Lajmi që e shkatërroi para ndeshjes, Muriqi: Vëllai ynë humbi jetën te tërmeti, goli shkon për të

Vedat Muriqi arriti që të shënonte sërish me Fenerbaçen, këtë herë për të mundur Bashakshehirin me rezultatin 2-0. Një gol ky me shumë peshë nga sulmuesi shqiptar, pasi të dyja skuadrat kanë një përballje direkte sa i përket luftës së titullit kampion.

Por psikologjinë e futbollistit të Kosovës e ka shkatërruar një mesazh i marrë përpara se të hynte në fushë. Bëhej fjalë për një djalë të vogël që kishte humbur jetën nga tërmeti shkatërrues në Turqi me magnitudë 6.8 ballë dhe që Muriqi e njihte tepër.

“Kur do të nisesha për ndeshjen, komshiu i djaloshit më dërgoi një mesazh duke më thënë se vëllai ynë kishte ndërruar jetë nga tërmeti. Vdekja është e trishtë dhe e vështirë. Goli im shkon për 12-vjeçarin Miraç Gear që po më priste për ndeshjen në Malataya dhe më shkruante gjithmonë në telefon. Vërtet e trishtë.

Uroj shërim urgjent për të dëmtuarit në Malatya. Uroj mëshirën e Zotit për ata që ndërruan jetë. Vëllai ynë vdiq në tërmet. Kjo është një ngjarje shumë e dhimbshme. Një ngjarje e tillë të prek dhe më shumë”, ka thënë mes dëshpërimit Muriqi. /Sport Ekspres/