Lajmi i mirë/ Përfundon ankthi për Izair Eminin, del përgjigja e dytë për testin e COVID-19

0

Izair Emini e ka lënë pas vetes periudhën e ankthit dhe situatës së sikletshme, teksa është ftuar nga të gjitha mediat, jo për të folur rreth futbollit, por për të treguar sesi është të prekesh nga Koronavirusi.

Futbollisti i Dritës rezultoi pozitiv përpara se të kthehej në Kosovë, me testin e bërë në Shkup. Megjithatë ka lajme të mira sa i përket Eminit, pasi është shëruar tërësisht. Ish-sulmuesi i Kukësit ka rezultuar negativ në testin e dytë të bërë, ndërsa sipas rregullave duhet të izolohet edhe për 14 ditë të tjera. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.