Probleme te Tomori, bojkot e pezullime para ndeshjes me Lushnjën

Futbolli shqiptar në tërësi po kalon një ngërç sa i përket anës financiare. Te Burreli dhe Egnatia ka pasur bojkot për pagat e prapambetura, ndërkohë që probleme janë shfaqur madje edhe te Skënderbeu kampion në fuqi.

Edhe Tomori është prekur nga “epidemia” e mosdhënies së rrogave, madje skuadra ka shkuar deri aty, sa që ka bojkotuar për një ditë stërvitjen. Diçka e tillë ka ndodhur të hënën pasdite, ndërsa klubi dhe presidenca janë kujdesur që këtë ngjarje dhe bojkot të stërvitjes nga skuadra, ta mbajnë sa më larg syve të medias sportive. Gjithçka është mbuluar me arsyetimin se ka qenë kohë e keqe ditën e hënë.

Kjo kuptohet nga sepse në seancën e së martës skuadra është detyruar të stërvitet në kushtet e një moti akoma më të keq, me shi dhe temperatura të ulëta. “SportEkspres.com” ka mësuar nga burime konfidenciale brenda skuadrës, se klubi ka pezulluar tre futbollistë përpara ndeshjes me Lushnjën: portieri Kaloshi, mesfushori Joti dhe mbrojtësi Dritmir Beci.

Vetë skuadra përgjithësisht shprehet e indinjuar me klubin për rrogën e palikujduar, ndërsa klubi i ka vendosur si kusht fitoren në Lushnjë. Deri më tani Tomori ka grumbulluar  13 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë në klasifikim.

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *