Lajmi i fundit nga Italia, Lacio “blindon” Igli Taren

0

Igli Tare është një nga drejtorët sportiv më të suksesshëm në Itali. Ish-sulmuesi kuqezi prej vitesh angazhohet te Lacio, duke qenë ideatori i shumë lëvizjeve të bujshme që i kanë sjellë jo pak fitime skuadrës kryeqytetase. Edhe pse së fundmi është përfolur se në Itali ka disa klube që duan shërbimet e Tares, Lacio ka nxituar për të rinovuar kontratën me drejtorin sportiv.

Siç bëhet me dije nga “Calciomercato.com” Tare do të vijojë punën me Lacion të paktën deri në vitin 2020. Një lajm i mirë ky për tifozët e Lacios, pasi kanë besim te shqiptari, i cili mund ta ngjisë akoma dhe më lart skuadrën e tyre. Të gjithë nga Tare presin shitjen e Milinkoviç-Saviç, i cili mund të regjistrojë një rekord sa i përket transferimeve në Itali.

Edhe në vendin tonë është pritur që Tare të nisë angazhimet, por të paktën deri në vitin 2020 ai do të japë kontributin e tij te fqinjët, të paktën deri në fillimin e dekadës së ardhshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.